Flash

Alvarez, fenomeni i ri i futbollit: 6 gola në një ndeshje në Libertadores e muajin tjetër te Manchester City

Lapsi.al 26 May 2022
Alvarez, fenomeni i ri i futbollit: 6 gola në një ndeshje në

Julian Alvarez hyn në historinë e River Plate dhe të gjithë futbollit të Amerikës së Jugut. I huazuar te Millonarios që nga janari, pasi nënshkroi me Manchester City, me të cilët do të bashkohet sezonin e ardhshëm, ai shënoi gjashtë gola ndaj Allianz Lima, në Copa Libertadores, që përfundoi 8-1. Një tregolësh për pjesë. Asnjë lojtar nuk kishte shënuar kaq shumë gola për River Plate në të njëjtën ndeshje dhe në kompeticionin e Amerikës së Jugut ka vetëm një precedent, ai i Juan Sanchez, i cili shënoi gjashtë herë kundër Deportivo Italia me fanellën e Blooming.

Në verë sulmuesi do të mbërrijë nën urdhërat e Pep Guardiolës, i cili pas një periudhe të gjatë të karakterizuar nga falso nueve, gjen në organikë, një qendërsulmues si Haaland dhe një fenomen të ri si argjentinasi 22 vjeçar. Trajneri i City do të përpiqet të përfitojë nga fleksibiliteti i Alvarez, i aftë për të luajtur në çdo rol në repartin e avancuar. Në skuadrat e të rinjve argjentinase ai ka zënë shpesh rolin e krahut të djathtë ofensiv. Karakteristika të tjera të tij janë shpejtësia dhe prirja për të sakrifikuar veten për ekipin. Rezistent dhe i aftë në prerje drejt qendrës duke ardhur nga krahu, ai ka karakteristikat e duhura për t'u vlerësuar nga Pep, përveçse ka treguar se di ta shohë portën si pak të tjerë, gjë që e dëshmojnë edhe gjashtë golat e shënuar në Libertadores.

https://www.youtube.com/watch?v=KUwHRyG13TM

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI