Flash

Abraham, shkelja e syrit ka tërbuar hollandezët: "Simulues i denjë për Mourinhon"

Lapsi.al 26 May 2022
Abraham, shkelja e syrit ka tërbuar hollandezët: "Simulues i

Në aeroportin e Tiranës, tifozët holandezë: sapo dëgjojnë fjalën Roma kthehen dhe thonë: "Tammy Abraham fuck". Arsyeja është se dje, e sidomos sot, shtypi holandez po evidenton faktin se sipas tyre, sulmuesi anglez është “një simulues, nxënës i denjë i Mourinhos”. Arsyeja? Abraham ka humbur kohë qëllimisht pas një faulli dhe, për ta 'gozhduar' sulmuesin anglez, janë shfaqur imazhet në të cilat Tammy, i shtrirë në tokë, u shkel syrin shokëve të skuadrës. Nga ana tjetër, në pjesën e parë, Abraham ishte kapur me gjeste me tifozët holandezë nën sektorin e rezervuar për ta dhe shtypi i Roterdamit ka rritur dozën e sulmit, duke e kritikuar dhe duke e quajtur "nxënës i denjë i Mourinhos".

Kjo nuk i ka shkaktuar aspak keqardhje romanistëve, të cilët përkundrazi janë çmendur nga gëzimi si për fitoren e trofeut, ashtu edhe për imazhe si ato të Abraham. I cili duhet thënë se gjatë pjesës së dytë kishte kërkuar disa herë zëvendësimin pasi ishte i rraskapitur. E në këtë mënyrë ndoshta ishte përtokë i rraskapitur. Pastaj, duke pasur parasysh edhe momentin e ndeshjes, anglezi ka shfrytëzuar rastin për të pushuar edhe pak e të qetësonte ndërkohë edhe shokët e skuadrës. Por ky qëndrim i përcaktuar “krejtëshisht anti-sportiv” nuk i ka pëlqyer shtypit holandez.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI