Flash

Roma numëron "dëmet" arbitrale: jo vetëm penalltia me Juventus, por edhe tre ndeshje të tjera

Lapsi.al 19 October 2021
Roma numëron "dëmet" arbitrale: jo vetëm penalltia me

Në shtëpinë e Romës nuk venitet zemërimi pas humbjes kundër Juventusit dhe polemikave të lidhura me Orsaton: cështja arbitrale, shkruan Il Messaggero, fillon të bëhet "e rëndë dhe shqetësuese" duke pasur parasysh se në tre humbjet e pësuara deri më tani në kampionat kanë peshuar gjithashtu edhe vendimet e gjyqtarëve. Ndeshjes në Stadium i shtohen edhe mungesa e penalltisë për Zaniolo në derbi dhe e verdha ‘e nxituar’ ndaj Veretout në Bentegodi që kushtëzoi paraqitjen e mesfushorit kundër Veronës. Gjithashtu hyn në llogari edhe fitorja në Udine, e cila erdhi pavarësisht kartonit të kuq të Pellegrinit, i konsideruar i tepruar nga verdhekuqtë.

Për më tepër, sipas asaj që bën të ditur gazeta romane, nga Trigoria kanë sqaruar se në Stadium nuk duhej vlerësuar ndryshe vetëm episodi i golit të anulluar ndaj Abraham: goli i Juventusit duhej anuluar për një prekje me dorë të Cuadrados në fillimin e aksionit që coi Kean të shënonte dhe penalltia e Veretout duhej të përsëritej për hyrjen e hershme të Chiellinit në zonë.

Llogaria e gabimeve të arbitrave sipas vlerësimit të Romës, megjithatë, për momentin nuk do të përfshihet në një dosjer, por klubi po mendon ta bëjë veten të dëgjohet të paktën joformalisht për ti dhënë rrugë shqetësimit të Friedkin: prandaj do të jetë radha e Administratorit të deleguar Pinto dhe Chief Football Operating Officer Lombardo për ta bërë atë konkrete.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI