Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Dua të të takoj diku ku askush nuk të njeh": zbulohet mesazhi i Eugenias, por Wanda kishte punësuar dedektiv

Lapsi.al 18 October 2021
"Dua të të takoj diku ku askush nuk të njeh": zbulohet

Pasurohet me një tjetër episod telenovela me protagonistë Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Pas tradhtisë së supozuar të sulmuesit të PSG-së, historive në Instagram të gruas-menaxhere në të cilën dora e Wandës pa unazë u kompletua edhe nga një "unfolloë" për profilin e burrit të saj, nga Argjentina mësohen detaje pikante.

Sipas asaj që u raportua nga programi televiziv "Los Angeles de la manana", aktorja China Suarez i ka shkruar Icardi për tu "takuar në një vend ku askush nuk e njihte, në një diskotekë". Ndoshta përmes aplikacionit Telegram, më pak i popullarizuar se WhatsApp dhe ndoshta më i dobishëm për të biseduar dhe thirrur njëri-tjetrin në fshehtësi. Wanda, nga ana e saj, kishte punësuar një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të piratonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.

Ka qenë Clarin që ka zbuluar shkëmbimin e mesazheve mes Eugenia "La China" Suarez dhe Icardit, me aktoren që aktualisht, së bashku me vajzat e saj, Rufina (8 vjeç) dhe Magnolia (3), është në Spanjë për xhirimet e një filmi: "Do të doja të të takoja në një diskotekë, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh", ka qenë përmbajtja - sipas Clarin - e një prej mesazheve që Suarez i kishte dërguar futbollistit dhe të cilën Wanda e lexoi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI