Flash

Video/ Spektakël e 9 gola në Loro Borici: Vllaznia 'bombardon' nëndetësen dinamovite

Lapsi.al 18 October 2021
Video/ Spektakël e 9 gola në Loro Borici: Vllaznia

Fitore e madhe e Vllaznisë në Shkodër përballë Dinamos, duke i shkaktuar skuadrës së Shkëmbit humbjen e parë në kampionat. 6-3 imponohen kuqeblutë, që lënë pas momentin e vështirë me zhurmë golash dhe vihen në ndjekje të Tiranës kryesuese. Për Brdaric një përgjigje në fushë nga lojtarët, në javën e pestë të Superiores, e një provë force e shkodranëve që këtë vit synojnë titullin kampion.

Dinamo kishtë pësuar dy gola në 4 javë, por merr 6 brenda 90 minutave duke mbetur në vendin e gjashtë me 6 pikë, vetëm dy më shumë se Partizani. E të mendosh se gjërat për blutë u bënë mirë që në fillim kur Ibraimi kaloi Dinamon në avantazh në minutën e 5, në një përgjumje të prapavijës së Vllaznisë. Kuqeblutë rritën lojën në nivel, duke tentuar me Latifin e Heric, por duke barazuar në të 16 me Dianje, që mposhti Harizaj në shtyllën e dytë, në zhvillimet e një goditje këndi. Kryeqytetasit u panë në vështirësi në presingun asfiksues të Vllaznisë që shënoi edhe golin e dytë me Gjurgjevic në minutën e 35, në asistin e Latifit, duke përmbysur rezultatin.

Gjërat u bënë më keq në pjesën e dytë për Dinamon dhe Aralica shënoi golin e tretë në minutën e 55, duke i dhënë akoma më shumë bukuri një ndeshje zbavitëse, por kryesisht për meritë të vendasve. Dinamo ka nevojë për një thirrje nga VAR që të rifutej në lojë, me Ibraimin që shënoi dygolëshin personal nga pika e bardhë në minutën e 67, por kuqeblutë janë të papërballueshëm për të besuarit e Shkëmbit, që pësojnë golin e katërt tre minuta më pas, me Aralicën që i përgjigjet kapitenit të Dinamos me dygolëshin e tij. Krenaria e rikthen në lojë sërisht formacionin kryeqytetas me golin e Skukës në të 72, por pastaj shkodranët marrin superxhiron me golat e Jonuzit në të 83 dhe Mustedanagic në të gjashtën shtesë, duke vulosur kështu rezultatin.

VLLAZNIA 6-3 DINAMO, GOLAT E MBRËMJES

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI