Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Watford, Ranieri pa limite: "Deri në moshën 80 vjeçare? Mund të bëhem trajneri më i vjetër në Angli"

Lapsi.al 14 October 2021
Watford, Ranieri pa limite: "Deri në moshën 80 vjeçare?

Më 20 tetor Claudio Ranieri do të mbushë 70 vjeç dhe nuk duket se ka ndërmend të mendojë për daljen në pension. "Pa futboll mërzitem, fikem - shpjegoi trajneri i Watford në lidhje me debutimin kundër Liverpool -. E dua futbollin dhe jetën, pse të mos vazhdoj? Trajner deri në moshën 80 vjeç? Pse jo? Mund të bëhem trajneri më i vjetër i Anglisë, mbase do të shkoj në pankinë me shkop". "Ajo që ka rëndësi është truri dhe truri është ende i ri," shtoi ai.

"Unë gjithmonë kam vënë gjithë energjinë time, gjithë shpirtin tim, në punën time dhe jam shumë i lumtur - vazhdoi Sir Claudio -. Presidenti më njeh shumë, shumë mirë". "Disa kohë më parë shumë njerëz më thanë që unë isha një "Tinkerman" sepse ndryshova ekipin kaq shumë herë, sistemin - tha Ranieri -. Pas 20 vitesh shumë trajnerë janë "Tinkermen". Po, e pabesueshme. Unë krijova një stil. Bëra hapësin e rrugës dhe ata janë të gjithë prapa".

"Unë dua ta çoj ekipin në ujëra të sigurta dhe nëse do të jem aty nuk do të jetë një përrallë në Watford, do të jetë thjesht normale," shtoi trajneri duke folur për aventurën e tij të re në Premier. "Për ne është shumë, shumë e rëndësishme të shpëtojmë, sepse presidenti ka një ide të përmirësohet gradualisht, nga viti në vit - vazhdoi ai -. Shpresoj të jem këtu çdo vit kur ai të dëshirojë të përmirësojë këtë projekt". "Një ditë pas fitimit të titullit me Leicester, gjithçka ishte e kaluar për mua - vazhdoi ai -. Kam harruar gjithçka. Unë gjithmonë shoh përpara. Çfarë ndodh nesër, çfarë ndodh të shtunën. E gjitha, për mua, është themelore".

Në fund një batutë për përvojën te Chelsea: "Ata më shkarkuan. Kjo është ajo që ndodh menjëherë kur pronësia ndryshon. Unë përfundova i dyti pas Arsenalit të pamposhtur. Arrita në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe u shkarkova. Kjo është jeta".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI