Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Sherri me gruan nuk është gjë fare: Lucas Hernandez thirret në Madrid, rrezikon burgun në Spanjë

Lapsi.al 13 October 2021
Sherri me gruan nuk është gjë fare: Lucas Hernandez thirret

Kënaqësia e fitores së Ligës së Kombeve me Francën tani është vetëm një kujtim i lumtur në familjen Hernandez, edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë. Nëse i vëllai që luan për Milan, Theo, e gjen veten në izolim pasi rezultoi pozitiv për Covid, më keq do të shkojë për Lucas. Mbrojtësi i Bayern Munich ka morrë një urdhër burgu nga Spanja për disa ngjarje që datonin në vitin 2017. Gjykata Penale numër 32 e Madridit e ka thirrur atë të paraqitet më 19 tetor dhe e ftoi të zgjidhte një burg për të vuajtur dënimin.

Arsyeja lidhet me një dënim të marrë që në 2017 pas një grindjeje me gruan e tij Amelia e cila, pas akuzave për abuzim në familje, e çoi atë në një dënim prej 31 ditësh të dobishme për shoqërinë, si dhe ndalimin për Lucas Hernandez të çdo kontakti edhe përmes mjeteve të tilla si telefoni, sms ose email. Të dy, megjithatë, vendosën të largoheshin gjithësesi për muajin e mjaltit, por pas kthimit të tij, më 13 qershor të të njëjtit vit, Lucas u arrestua për t'u liruar më pas.

Tani kërkesa e re për burgim mbërriti nga Madridi, jo aq për faktin e grindjes me gruan, por për mosrespektimin e vendimeve të gjyqtarit. Mbrojtja e Hernandez kërkoi që të ishte në gjendje ta shndërronte dënimin në punë të dobishme për shoqërinë, por pasi i kishte dribluar tashmë në një rast, gjyqtari hodhi poshtë mundësinë, duke ftuar mbrojtësin e Bayern Munich që të zgjedhë një burg në të cilin do të vuajë dënimin brenda 10 ditëve nga thirrja e caktuar për 19 tetor. Ndërkohë, shoqëria bavareze ishte në errësirë të plotë të situatës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI