Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Problemi i Moratas te Juventus, quhet Icardi e Vlahovic

Lapsi.al 14 October 2021
Problemi i Moratas te Juventus, quhet  Icardi e Vlahovic

Alvaro Morata mund të mos blihet nga Juventusi në fund të sezonit pas huazimit dyvjeçar nga Atletico Madrid. Pavarësisht se gëzon vlerësimin e Allegrit dhe të gjithë mjedisit, bardhezinjtë mund të vendosin të kursejnë 35 milionët e destinuar për Colchoneros për t'i investuar ato në një mes Dusan Vlahovic dhe Mauro Icardit. Në atë rast, dyert e Tottenham do të hapeshin për Moratën me Fabio Paratici që e vlerëson shumë spanjollin.

Sipas AS, Morata gjithashtu mund të marrë pjesë në valsin e madh të sulmuesve verën e ardhshme. Vendimi i Vlahoviç për të mos rinovuar kontratën që skadon në 2023 me Fiorentinën ka hapur dyert për një largim dhe Juventus është një nga pretendentët për një nga sulmuesit më premtues në Evropë. Commisso është gati të nisë një ankand me një bazë oferte prej 70 milionë eurosh.

Pengesa tjetër për rikonfirmimin e Moratas te Juventus është Mauro Icardi, që te PSG është lënë në hije nga Messi, Neymar dhe Mbappé. Ish-lojtari i Interit është lodhur duke luajtur një rol mbështetës dhe, pas shumë vitesh interesimi, mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Serie A me fanellën bardhezi.

Kush, nga ana tjetër, do të ishte gati ta priste me krahë hapur është Tottenham, i cili vështirë se do të jetë në gjendje të mbajë Henry Kane verën e ardhshme. Një enigmë e ndërlikuar që do të përmbyllet në atë, që, në letër, do të jetë një verë shumë e nxehtë për sulmuesit e gjysmës së Evropës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI