Flash

Vuçiç-ambasadorit francez: Jemi të gatshëm për kompromis me Kosovën

Lapsi.al 27 May 2021
Vuçiç-ambasadorit francez: Jemi të gatshëm për

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të enjte është takuar me ambasadorit e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ku kanë dikutuar në lidhje me dialogun me Kosovën.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se  gjithmonë ekziston një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën dhe që ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli.

“Vuçiç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, si dhe tha se është i kënaqur me vëmendjen që presidenti francez, Emmanuel Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit serb.

Në takim, ku morën pjesë ministrat serbë Sinisha Mali dhe Nebojsha Stefanoviç, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, si dhe në fushën e mbrojtjes, përkatësisht bashkëpunimin ushtarak-teknik.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI