Flash

Partia Demokratike Europiane reagon sërish për protestat kundër Ramës: Nuk mund t’u përgjigjeni qytetarëve me shkopinj gome

Lapsi.al 3 July 2026

Partia Demokratike Europiane ka dalë me një tjetër reagim të fortë lidhur me situatën e tensionuar politike dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate publike, kjo forcë politike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe ka kritikuar mungesën e dialogut nga ana e autoriteteve shqiptare.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike Europiane vë theksin te kohëzgjatja e revoltës qytetare dhe te përgjigjja joproporcionale që po marrin protestuesit në terren, duke u ndalur specifikisht te përdorimi i forcës nga policia: “Tridhjetë e tri ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tri ditë pa dialog. Dhe tani shumë shpesh, me shkopinj gome në vend të dëgjimit. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërgjegjshëm, i hermetizuar ndaj qytetarëve, dhimbjes dhe pyetjeve të tyre. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin.”

Pavarësisht përplasjeve të dhunshme, zyrtarët europianë kanë veçuar një detaj shpresëdhënës nga tubimet në kryeqytetin shqiptar. Prania e simboleve të Bashkimit Europian krahas atyre kombëtare tregon qartë aspiratën e qytetarëve. Sipas tyre, ky detaj mbush me shpresë zemrat e tyre europiane, duke rikonfirmuar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe se demokracia funksionale mbetet e vetmja urë për të arritur këtë qëllim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI