Flash

Drogonin dhe abuzonin me gratë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar, tetë të arrestuar në Britani

Lapsi.al 3 July 2026

Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA) ka goditur një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për drogim dhe abuzim seksual ndaj grave, duke arrestuar tetë persona gjatë një operacioni të gjerë që po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet e vendeve të tjera.

Sipas NCA-së, anëtarët e rrjetit organizonin dhe koordinonin sulme seksuale ndaj grave që ishin pa ndjenja pas përdorimit të substancave narkotike.   
Aktiviteti kriminal zhvillohej përmes një forumi online, ku pjesëmarrësit shkëmbenin informacione dhe planifikonin abuzimet .    

Hetimi nisi në vitin 2025, pasi një investigim gazetaresk në Gjermani zbuloi ekzistencën e forumit ku diskutoheshin dhe organizoheshin këto krime. Autoritetet britanike bëjnë të ditur se rrjeti kishte shtrirje globale, me anëtarë të identifikuar në dhjetëra shtete në të gjitha kontinentet.

 Deri tani janë identifikuar mbi 270 persona të lidhur me platformën, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publikë për shkak të hetimeve në vazhdim. Përveç tetë arrestimeve në Britani, janë hapur edhe 14 hetime të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në vende të tjera, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Zëvendësdrejtori i NCA-së, Nigel Leary, tha se sulmet seksuale të kryera me përdorimin e drogës nuk janë më raste të izoluara, por po shfaqen gjithnjë e më shumë si krime të organizuara dhe të koordinuara përmes platformave dixhitale.

Rasti ka sjellë në vëmendje ngjashmëri me çështjen që tronditi Francën, ku Gisèle Pélicot u abuzua seksualisht për vite me radhë pasi drogohej nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ftonte persona të tjerë të merrnin pjesë në krime. Pas atij rasti, autoritetet në disa vende evropiane kanë intensifikuar hetimet ndaj rrjeteve të ngjashme që veprojnë në internet.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI