Flash

Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë

Lapsi.al 3 July 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit.

Sipas Policisë, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta efektivët e rendit, kanë dëmtuar një automjet policie, si edhe kanë sulmuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë përplasjeve mbetën të lënduar 15 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa u dëmtua edhe një automjet policie.

Ndërkohë, 12 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Policia njofton se puna vijon për identifikimin e edhe gjashtë personave të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI