Flash

IKMT aksion në Jalë, shemben objekte pa leje përgjatë vijës bregdetare

Lapsi.al 3 July 2026

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje një aksion për prishjen e një beach bar-i në zonën e Jalës, në fshatin Vuno. Objekti, i cili ndodhej përgjatë vijës bregdetare, rezultoi se ishte ndërtuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos disponuar lejen përkatëse për ushtrimin e aktivitetit ose ndërtimit.

Ndërhyrja e forcave të IKMT-së është zhvilluar gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe ka përfunduar pa shënuar asnjë incident. Burime nga terreni konfirmojnë se gjatë procesit të shembjes nuk ka pasur asnjë kundërshtim apo rezistencë nga pronarët e objektit apo personat e pranishëm në zonë. Mësohet se grupet e kontrollit janë duke verifikuar një sërë ndërtesash të tjera, me qëllim konstatimin e ndërtimeve pa leje apo të atyre që nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI