Flash

Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Na duhet kohë për zbatim

Lapsi.al 27 May 2021
Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Na duhet kohë për zbatim

Kryeministri Albin Kurti seancën e kësaj të enjte në Kuvend është shprehur se reciprocitetin me Serbinë do ta zbatojnë por iu nevojitet kohë për ta zbatuar.

Kurti ndër të tjera ka thënë se zyrtarët e doganës nuk janë trajnuar që ta zbatojnë reciprocitetin dhe është e domosdoshme që ta bëjnë atë gjë pasi është parimi themelor i barazisë dhe nuk konsiderohet si hakmarrje.

Ai ka thënë se me drejtorin e ri të doganave doganierët do të trajnohen për zbatimin e reciprocitetit.

“Për ta zbatuar reciprocitetin kemi nevojë të ju bëjmë ballë edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike të Serbisë. Pra neve na duhet kohë që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Nuk janë trajnaur zyrtarët e doganës që të zbatojnë reciprocitet është e domosdoshme që ta bëjmë këtë.

Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në javën e parë as në muajin e parë. Reciprocitetin nuk e kemi si hakmarrje por si parim që derivon nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin kur të jemi të përgatitur mirë për zbatimin e tij, dikujt mund të mos i pëlqejmë por ne do ta bëjmë.

Në vitin 2011 e patëm miratuar rezolutën në Kuvend për reciprocitet të plotë me Serbinë dhe ajo rezolutë u hodh poshtë nga qeveria e atëhershme kundër reciprocitetit, dihet me emër e mbiemër kush ka votuar kundër. Se ne jemi për reciprocitet nuk do mend dhe tani ne do ta zbatojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave. Doganierët e rinj do të trajnohen që ta zbatojnë atë”, është shprehur Kurti.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI