Flash

Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Fier

Lapsi.al 27 May 2021
Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Të ndaluarit në kuadër të këtij operacioni janë shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

"Vijon puna hetimore për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të përfshirë në një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit policor të zhvilluar më datë 19.05.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, pas hetimeve të kryera dhe punës së mirorganizuar, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

 

Të këshilluara

Gjendet i pajetë në Tiranë një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Policia bën me dije se p...

16:05

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI