Flash

Çështja ‘Balluku’/ Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin, për mua deputeti nuk duhet të ketë imunitet

Lapsi.al 3 July 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve. Konkretisht demokrati Oerd Bylykbashi e pyeti per ish-numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila për shkak të këtij statusi, nuk mund të vihet në masë sigurie. 

Braho refuzoi të komentonte çështjen e Ballukut, por shprehu mendimin e tij personal duke thënë se një deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit. Ai shtoi se ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak të imunitetit, vështirëson punën e hetuesve si dhe e dëmton atë.

"Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit, por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson një hetim edhe e dëmton, por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare", theksoi Braho.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI