Flash

Durrës/ Sherr për pronat, arrestohen 4 persona, procedohet penalisht një tjetër

Lapsi.al 19 May 2021
Durrës/ Sherr për pronat, arrestohen 4 persona, procedohet penalisht

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit. Ndërkohë që është vendosur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi tjetër.

Shkak për arrestimin e shtetasve A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë është bërë konflikti për çështje pronësie.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me dëmtime të lehta në trup H.GJ 30-vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.

Këta shtetas, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI