Flash

Aksidentet fatale, 70 persona humbin jetën në 4 mujorin e parë 2021

Lapsi.al 19 May 2021
Aksidentet fatale, 70 persona humbin jetën në 4 mujorin e parë

Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të  ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportoi INSTAT. Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi  me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e  parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e  parë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 67 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 116,4 %. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 563 persona nga 427 persona, duke u rritur me 31,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Prill 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 12 persona nga 10 persona të vdekur në Prill 2020. Në katërmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 70 persona nga 49 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2021, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,2 %, krahasuar me një vit më pare, raporton INSTAT./Monitor

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Verit ka shpallur person non grada një diplomat rus. Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë thuhet se më 14 ma...

16:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI