Flash

Ministria e Shëndetësisë na Kosovë: Vendi është furnizuar edhe me 3 510 vaksina Pfizer

Lapsi.al 18 May 2021
Ministria e Shëndetësisë na Kosovë: Vendi është

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Express se mbrëmë Kosova është furnizuar edhe me 3 mijë e 510 vaksina Pfizer.

Ndonëse një informatë e tillë nuk është bërë e ditur dje nga kjo ministri, për gazetën është thënë se këto vaksina janë nga Bashkimi Europian.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3,510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës së BE për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, është thënë nga MSH.

Kosova më herët është furnizuar edhe me 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE, nga gjithsej 95 mijë doza që janë premtuar për vendin.

Ndërsa, vendi pritet që në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit qershor, të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës së AstraZenecas nga COVAX.

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Verit ka shpallur person non grada një diplomat rus. Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë thuhet se më 14 ma...

16:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI