Flash

Video/ Derbi me nerv por pa gola: Partizani e Tirana i dhurojnë Teutës dy pikë për titull

Lapsi.al 13 May 2021
Video/ Derbi me nerv por pa gola: Partizani e Tirana i dhurojnë Teutës

Partizani e Tirana pengojnë njëri-tjetrin, me një 0-0 që i jep një avantazh me shumë Teutës, përpara përplasjes direkte të javës së ardhshme. Të kuqtë e shohin veten 3 pikë larg Teutës kryesuese, përpara sfidës direkte. Edhe Tirana mbetet 3 pikë larg zonës europiane dhe Lacit, përpara sfidës direkte e të dyja janë e ardhshme kanë mundësinë e fundit për të korigjuar cfarë prishën në derbi…

Një ritëm i lartë karakterizoi 45 minutat e para, në të cilat Partizani ishte shumë herë më i rrezikshëm. Jashtë goditja e Junior në të 30, me brazilianin që pretendonte më kot nga Hamiti një ndërhyrje të parregullt. Partizani e gjeti edhe golin, me të zakonshmin e derbit Cinari, por këtë herë shkodrani nuk e kontrolloi si duhet pozicionin e tij, duke u kapur në pozicion jashtë loje, pavarësisht protestave që në raste të tilla janë të pashmangshme. Në fakt, ka qenë fare pak më lart sulmuesi i të kuqve në momentin e sugjerimit, që nuk i shpëtoi asistentit Myftari. Tirana në vështirësi, por me vete pati edhe fatin në minutën e 40. Spektakolar ekzekutimi i goditjes së dënimit të Asanit, por trajektorja e tij u stampua në traversë, duke shpëtuar një Bekaj pafaj.

Bardheblutë ngritën lojën në pjesën e dytë dhe Hoxhallari në minutën e 62 solli rrezikun e parë të vërtetë në portën e Partizanit, pa mundur të gjente kuadratin. Ezaurimi fizik i një ritmi të lartë krijoi zgjatjen e skuadrave, po as Partizani e as Tirana nuk kishin kthjelltësinë për ti shfrytëzuar. Në fund të kuqtë mund të kishin marrë maksimumin me Asanin në të 89 që me portën bosh, pas daljes aventureske të Bekajt, nuk shënoi i ndalur nga ndërhyrja providenciale e Najdovskit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI