Flash

Video/ Skënderbeu i heq ëndërrën titull Laçit: Teuta e pandalshme, Vllaznia fiton me golin e parë kuqeblu të Avdiajt

Lapsi.al 13 May 2021
Video/ Skënderbeu i heq ëndërrën titull Laçit: Teuta

Ka nisur me befasi java e 33 e Superiores, që sheh një Teutë gjithnjë e më të vrullshme drejt titullit kampion e një nga pretendentët që del nga gara në shtëpi: Laci ndalet nga Skënderbeu, ndërsa suksesi i durrsakëve e mban të qetë Martinin në tre javët e fundit. Fiton edhe Vllaznia, që sheh Europën, me suksesin e marrë në Ballsh, përballë Bylis, që në anën tjetër mbetet në zonën e rënies nga kategoria, i lënë vetëm edhe nga Skënderbeu që vazhdon të rikuperojë për një shpëtim spektakolar.

KASTRIOTI – TEUTA 1-2

Nuk ndalet Teuta që mposht Kastriotin në Kamëz me shifrat 1-2, në një ndeshje që rezultoi më e lehtë nga sa parashikohej. Skuadra e Edi Martini avancon me siguri drejt titullit, duke pritur me qetësi rezultatin e derbit. Në pjesën e parë e zgjidhi Lorenco Vila me një gol brilant, ndërsa në fillimin e së dytës Dejvi Bregu siguroi rezultatin me golin e dytë. Kastrioti rihapi takimin me një supergol të Ermir Rezit, por vetëm kaq, pasi më pas nuk bëri asgjë për të shkuar te barazimi.

BYLIS – VLLAZNIA 0-1

Një ndeshje delikate, pa shumë raste shënimi, por e luftuar dhe cinike, e vendos Avdiaj në golin e parë me fanellën kuqeblu, por që mund të jetë ai më me peshë në rrugëtimin impresionues të skuadrës së Brdaric. Pas tre mundësive të mira me Ndrecën në pjesën e parë, me mesfushorin që goditi edhe traversën në minutën e 31, Vllaznia mori tre pikët me golin e parë kuqeblu të Avdiajt. Në minutën e 38, sulmuesi i bëri gjërat për Brdaric të thjeshta duke shënuar me kokë, në krosimin nga këndi të Markut. Një goditje e rëndë për mallakastriotët shpresat e të cilëve për shpëtim veniten, edhe pse renditja thotë se kufiri është vetëm një pikë larg. Shkodranët janë tashmë në kuotë të barbartë pikësh me Lacin, në garë të fortë edhe për tre javët e mbetura për një vend në Europë.

APOLONIA - KUKËSI 0-3

Kukësi ka mposhtur Apoloninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore, me fierakët, që tashmë edhe matematikisht kanë rënë në Kategorinë e Parë. Verilindorët nuk e vunë për asnjë rast në dyshim fitoren, duke krijuar raste të shumta shënimi. Nga na tjetër, fierakët kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin të paktën një gol. Ibraimi në pjesën e parë dhe Dragoshi me Taipin në pjesën e dytë, i dhanë fitoren Kukësin. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, Apolonia e sheh veten 11 pikë larg vendit të tetë dhe tashmë matematikisht bien në të Parën. Ndërkohë Kukësi shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6-të.

LAÇI – SKËNDERBEU 0-0

Laçi nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Skënderbeut, duke iu larguar kështu dhe më shumë kreut të renditjes. Heroi i korçarëve ishte padyshim portieri Bekim Rexhepi, i cili me disa pritje vendimtare i mohoi golin skuadrës së Duros. Nga ana tjetër bardhekuqtë kishin gjithashtu rastet e tyre, duke rrezikuar disa herë, po nuk kishin shënjestrën e duhur, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Me këtë barazim, Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve, në vendin e tretë, 5 pikë larg Teutës kryesuese. Ndërkohë Skënderbeu e shikon mbijetesën akoma më pranë, teksa barazon me 31 pikë Kastriotin e vendit të 7-të.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI