Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi. Me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LSI kërkoi kopjen e materialit filmik të 5199 pajisjeve në të gjithë vendin.
Gjatë një konferencë për shtyp, kryetarja Monika Kryemadhi teksa shprehu zhgënjimin për humbjen e LSI, theksoi se procesi zgjedhor ishte i manipuluar, ndërsa shtoi se fakte të reja do të bëhen të ditura në ditët në vijim.