Flash

Kryemadhi për votat e pavlefshme: 70% e tyre janë të LSI

Lapsi.al 28 April 2021
Kryemadhi për votat e pavlefshme: 70% e tyre janë të LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se si 70% e votave të pavlefshme nga 83 mijë në total janë të partisë së saj.

Kryemadhi fton të gjithë shqiptarët që duan t’i bashkohen LSI-së, teksa paralajmëron se do të dalin fakte se si të shtunën makinat me xhama të errëta shpërndanin paratë e drogës e krimit.

Ajo shprehet e bindur se LSI do të ringrihet.

"Dua të falënderoj 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI.

Megjithatë, beteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave.

Në partinë e të rinjve dhe të rejave, dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë

Kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve e numëruesve, për të çuar deri në fund procesin. Për të evidentuar çdo parregullsi e manipulim. Fakte të tjera do të vijnë, do të dalin, se si të shtunën makinat me xhama të errëta lëviznin duke shpërndarë paratë e krimit, betonit, nga Londra, Berlini, Kolumbia, Venezuela. Këto janë helmi që helmon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë e të rejat janë për të ardhmen, kundër helmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti ju ruajtë ju, djemtë e errësirës janë më të shpejtë se të dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Krishtin kur e kryqëzuan, s’dihet sa herë u rrëzua, por shkoi në të djathë të zotit shkoi. Ne do të ringrihemi. Faleminderit", tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI