Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë vendosur në sekuestro preventive pasurinë e 44-vjeçarit shqiptar Ylli Didani, i cili është aktualisht i arrestuar në SHBA për llogari të DEA-s amerikane. Burime bëjnë me dije se pasuria e Didanit në Shqipëri kap shifrën e 1.2 milionë dollarëve.Didani është arrestuar në SHBA nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ai u vu në pranga në 31 Mars të këtij viti në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet për trafik droge, e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës Didanit i është sekuestruar një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; Një shoqëri sh.p.k; 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.
Didani është arrestuar në SHBA nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ai u vu në pranga në 31 Mars të këtij viti në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet për trafik droge, e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.