Flash

Ikin dritat, ndërpritet numërimi në dy KZAZ në Fier

Lapsi.al 28 April 2021
Ikin dritat, ndërpritet numërimi në dy KZAZ në Fier

Në dy KZAZ në Fier është ndërprerë numërimi për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi energjia është ndërprerë në KZAZ-të 58 dhe 59.

Siç shihet nga pamjet monitorët janë të fikur, ndërsa numëruesit janë në pritje që të rikthehet energjia për të vijuar me punën. Prej disa orësh vijon puna për numërimin e votave nominale në KZAZ-të e qarkut të Fierit.

Aktualisht janë numëruar kutitë e 128 qendrave të votimit nga 580 në total në të gjithë qarkun e Fierit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Gjatë paradites, kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojnë kushtet e motit në vend. Mesdita sjell shtim të vranësirave në veri dhe qendër, ku nuk ...

07:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI