Flash

Kryemadhi pranon humbjen: I uroj fitoren oligarkëve, bandave dhe Vuçiçit për sondazhet e sakta

Lapsi.al 28 April 2021
Kryemadhi pranon humbjen: I uroj fitoren oligarkëve, bandave dhe

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta. Kryemadhi nuk e ka pranuar përgjegjësinë e humbjes,  dhe tha se ato do të vijojnë betejën e tyre. Liderja e LSI-së tha se numëruesit e LSI do të vijojnë betejën deri në fund për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI. Kryemadhi tha se ato janë si Feniksi dhe se nga hiri i tyre do të ripërtërihen.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo theksoi se gabimi i tyre ishte djegia e mandateve dhe dalja nga zgjedhjet lokale.

“Dua të uoj fitoren e oligarkëve dhe bandave, në zgjedhjet që kaluam. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjehdjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe 81 mijë që më shumë se 70 % janë të LSI-së. Ky është një falënderim për të gjithë burrat e gratë që nuk u trembën nga kërcënimet, Politika mediatike oligarkike nuk u tërhoq që ne për dy vite ku ne patëm disa strategji të gabuara, siç ishin djegia e mandateve mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale. Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoji në këtë gjendje që jemi sot, në emër të LSI-së dhe timin personalisht nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe oligarkët. LSI e gjetur përballë një udhëkryqi të madh, që u dha më shumë hapësirë bandave të krimit dhe olikarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të abuzuar me çdo besim të qytetarëve”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI