Flash

Performanca në zgjedhje e partive të vogla, "Nisma Thurje" kryeson deri më tani

Lapsi.al 26 April 2021
Performanca në zgjedhje e partive të vogla, "Nisma Thurje"

Rezultatet paraprake kanë zbuluar dhe përkrahjen që kanë marrë partitë e vogla në këto zgjedhje dhe kandidatët e pavarur më 25 prill.

Ajo që bie në sy nga numërimi i 2539 Qendrave të votimit në të gjithë vendin është fakti se ‘Nisma Thurje’ është partia që ka marrë më shumë vota nga partitë e vogla që garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Nisma Thurje ka marrë në rang vendi sipas rezultatit paraprak të KQZ, 3670 vota, me një përqindje 0.61% në total.

Partia e dytë ndër të vegjlit që synojnë të kalojnë pragun 1 % është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e cila ka siguruar 3 653 vota.

Ndërkohë që Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit renditet e trete me 3 463 vota në shkallë vendi.

Myslim Murrizi me Lëvizjen Demokratike Shqiptare ka marrë nga numërimi I gjysmave të kutive vetëm  2143 vota.

Ndërkohë që kandidatëve të pavarur të mbështetur Vetëvendosja dhe Elton Debreshi i minatorëve, figurojnë me një përkrahje të ulët sipas rezultateve paraprake.

Rezultati paraprak në 2539 QV të numëruara

NTH       3670       0.61 %

BD          3653      0.50 %

L N         3463       0.47 %

PLDSH   2143       0.29 %

TË PAVARURIT E MBËSHTETUR NGA VV

Elton Debreshi 500    0 .01 %

Boiken Abazi 882     0.07 %

Iljaz Shehu 192     0.12 % .

Kreshnik Merxhani 80   0.03 %

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI