Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Rama mbron patronazhistët: Tu merrni të keqen, ata ju njohin kush jeni

Lapsi.al 18 April 2021
Rama mbron patronazhistët: Tu merrni të keqen, ata ju njohin kush jeni

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Tiranës ditën e sotme ka  shpjeguar kuptimin e fjalës “patronazhist”. Sipas kryeministrit patronazhisti është shkolla e parë e politikës.  Rama, iu përgjigj gjithashtu edhe deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “patronazhistëve u marrshin të keqen”.

“Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë dhe kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri, s’e krijuam ne. Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA. Patronazhisti kotnribuon aty ku i takohet, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme dhe të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka për ata që takon, janë majtas, djathtas, janë të vendosur, të lëkundur. Kështu që, le të thonë ç’të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të mëdha e fillon nga patronazhisti. Mund të jenë dhe 60 vjec dhe vijon të jetë patronazhist, si aktivist i partisë politike. Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi." tha Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI