Pjesë e votimeve elektorale këtë vit do të jenë pajisjet më të avancuara teknologjike që do të kryejnë identifikimin elektronik, që shërben për të garantuar zgjedhje transparente e duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore. Kjo pajisje regjistron të dhënat e qytetarëve dhe përmes databazës së saj shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët votojnë. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja zbulon dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.
Të dhënat e votuesve do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë procesit zgjedhor. Pas procesit të votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen nga sistemi i identifikimit.