Flash

Basha në Mirditë: Ora e ndryshimit po afron, këto zgjedhje janë vendimtare

Lapsi.al 17 April 2021
Basha në Mirditë: Ora e ndryshimit po afron, këto zgjedhje

Kryetari i PD-së në kuadër të fushatës elektorale ka qenë këtë mbrëmje në Rreshën të Mirditës.

Basha theksoi se mirditorët kanë dëshmuar se janë trima ndër histori dhe se ata do të votojnë për ndryshimin.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI