Flash

Mediat serbe të pakënaqura nga fjalimi i Vjosa Osmanit: 'Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime'

Lapsi.al 5 April 2021
Mediat serbe të pakënaqura nga fjalimi i Vjosa Osmanit: 'Flet

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani. Në veçanti nënvizuan pjesën e fjalimit të saj për raportet me Serbinë.

Fjalimi i parë i presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmanit, pas zgjedhjes në këtë post, është shoqëruar me komente në disa media të Serbisë. Më së shumti është komentuar pjesa e fjalimit për raportet me Serbinë, kur ajo tha se “Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për të gjitha vepra që ka bërë në Kosovë”, se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë nuk dalin para drejtësisë” dhe se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënvizoi se Kosova është e gatshme për dialog, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën dhe të kërkojë falje për krimet e bëra.

Reagimet e para të mediave serbe

Autoritetet serbe deri tani kanë heshtur për zgjedhjen e presidentes së re. Ndërsa gazeta më e madhe proqeveritare, “Politika”, ka dhënë vetëm lajmin se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në Prishtinë në raundin e tretë dhe se ajo ishte kandidate e Vetëvendosjes. Ndërsa gazeta “Vecernje Novosti” e titullon shkrimin e saj: “Fjalimi i parë dhe menjëherë sulmoi Serbinë: Fjalët skandaloze të Vjora (këtu gazeta ia shkruan gabimisht emrin Vjosa Osmanit) Osmanit – Beogradi duhet të pranojë viktimat e luftës së Kosovës”. Kjo gazetë nënvizon edhe fjalët e presidentes Osmani se “paqja mund të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet për krimet”.

E përditshmja “Blic” nënvizon fjalët e presidentes Osmani se “Drejtësi nuk do të ketë derisa Serbia e merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.” Ndërsa portali “Espreso” e titullon shkrimin e vet madje me: “Fjalët gjarpërore të Vjosa Osmanit: Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime”. Edhe “B92” shkruan se Osmai i ka dërguar një mesazh Serbisë. Në fjalën e saj të parë para deputetëve, presidentja e e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI