Policia e Vlorës ka bërë të mundur gjetjen dhe dhënien e ndihmës çiftit të turistëve hollandezë, të cilët humbën në Llogora për shkak të terrenit të vështirë e errësirës. Shërbimet e policisë në DVP Vlorë kanë nisur kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme. Kërkimet kanë vijuar deri në mesditën e sotme. Si rezultat i kërkimeve të pandërprera, u bë i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit me dy turistët në vendin e quajtur “Qafa e thellë”, Llogara.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore e janë transportuar pranë vendndodhjes së tyre në Parku e Llogarasë.