Flash

I shpallur në kërkim për kalimin e klandestinëve përtej kufirit, arrestohet në Sarandë 41-vjeçari turk

Lapsi.al 5 April 2021
I shpallur në kërkim për kalimin e klandestinëve përtej

Policia e Sarandës ka arrestuar një 41-vjeçar turk, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në pranga ka rënë shtetasi Erkan Akin, i cili ishte dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk Erkan Akin, 42 vjeç, banor i lagjes nr. 1, në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar atë me 8 muaj burg, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në detaje sqarojmë, se në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka ushtruar kontroll në anijen turke “ Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq. Sipas uniformave blu në pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes. Arrestimi i tyre ndodhi pasi nga kontrolli në anijen “Rest” 31 – vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njerën nga dhomat e anijes dhe gjatë kontrollit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi Bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov, për të cilat u dyshua se ishin të falsifikuara dhe për rrjedhojë shtetasi turk Nexhati Itmec u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndërsa Erkan Akin për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, ndërsa nuk do të largoheshin nga Saranda", shkruan policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI