Flash

Garo: Basha ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë, është lideri i duhur për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE

Lapsi.al 5 April 2021
Garo: Basha ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë,

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo përmes një deklarate për shtyp nga selia blu kërkoi që shqiptarët të votojnë Lulzim Bashën.

Sipas saj ndryshimi do të vijë vetëm duke votuar PD. Garo thekson se Basha është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Shqipëria kërkon ndryshim.

"Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar.

Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë", u shpreh Garo në deklaratën për shtyp.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI