Flash

Durrës/ Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, fshihej në lokalin e marrë me qira

Lapsi.al 14 March 2021
Durrës/ Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim,

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim, të dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit në lokal iu gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në ambientet e lokalit që kishte marrë me qira, në lagjen nr.14, Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pranvera”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi G. P. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira nga në lagjen nr. 14, Durrës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Urimi i Bashës për Ditën e Verës

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar sot me rastin e Ditës së Verës, një festë zyrtare tashmë në Shqipëri që festohet nga të gjithë. Basha uron qytetarët e Elbasanit...

08:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI