Flash

Rama largoi gazetaren për maskën/ Meta: Sulm i dënueshëm, zero tolerancë për kërcënimet ndaj medias

Lapsi.al 13 March 2021
Rama largoi gazetaren për maskën/ Meta: Sulm i dënueshëm,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar largimin që Kryeministri Edi Rama i bëri ditën e sotme gazetares së Fax News, Edona Haklaj gjatë një transmetimi direkt, pasi nuk kishte maskë. Incidenti ka ndodhur gjatë një trasmetimi live kur kryeministri Rama e pyeti gazetaren përse nuk ka vendosur maskën, ndërsa ajo i thotë që e ka harruar nga nxitimi. Kryeministri i kërkon të shkojë ta marrë teksa e largon nga radha e gazetarëve.

Meta thotë se ky është një sulm i dënueshëm dhe se përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale. Ai i bën thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave. Ai shton se do të ketë zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI