Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është vrarë Behar Sofia, forcat RENEA, të cilat janë duke bërë të mundur kërkimin e armës me të cilin është vrarë 66-vjeçari. Bëhet me dije se për të ndihmuar forcat e policisë në terren nën masa të forta sigurie është dhe autori i dyshuar 23-vjeçari Ernejt Shyti.
Shyti i ka treguar policisë se pasi ka vrarë Behar Sofinë e ka hedhur armën në lumin Lanë, ndaj dhe prej kësaj deklarate forcat RENEA janë duke kryer kërkim manual brenda lumit.Vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja.