Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur ditën e sotme në zyrat e FRD-së, ngjarje kjo në të cilën u përfshi dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Sipas deklaratës së nxjerrë nga kjo seli, PD dënon ‘aktin brutal’. Kjo seli kundështon përdorimi e forcës policore kundër një partie politike, duke thëne se ky incident është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. PD shprehet më tej në deklaratën e saj se kryeministri Edi Rama po vepron në panic lidhur kjo edhe me zgjedhjet e 25 prillit.
“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin”, thuhet në njoftimin e PD-së