Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të premte do të vizitojë qytetin e Durrësit, për të prezantuar kandidatet gra të Partisë Demokratike në këtë qark. Nëpëmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Basha theksoi se gratë zënë një vend të rëndësishëm në listat e PD-së.
Duke vënë në dukje hendekun e pagave dhe trajtimit në shoqëri, Basha shtoi se nënat, motrat dhe bashkëshortet shqiptare meritojnë jetesë më të mirë, paga më të mira. Gjithashtu, ai theksoi se do të kujdeset për të minimizuar dhunën në familje dhe kjo sipas Bashës arrihet duke rritur të ardhurat familjare.