Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur këtë të premte me një mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama. Kësaj radhe në fokus të kryedemokratit ka qenë situata e pandemisë në vend. Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Instagram, Basha ka “shtruar” pyetjense si qeveria Rama ka menaxhuar Covid-19?
Përgjigja për këtë pyetje, sipas liderit të PD-së, është keq. Ai thotë se referuar të dhënave, kreu i qeverisë ka dështuar në përballimin e gjendjes.