Flash

Misioni i NATO-s/ Kroacia do të rrisë praninë ushtarake në Kosovë

Lapsi.al 11 March 2021
Misioni i NATO-s/ Kroacia do të rrisë praninë ushtarake në

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka thënë të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel se Koacia, në javët në vijim, do të rrisë numrin e pjesëtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s e ka falënderuar Kroacinë, duke e quajtur “anëtare të rëndësishme të aleancës” për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve për forcimin e sigurisë së përbashkët, përballjen me kërcënimet e sigurisë dhe për misionet e NATO-s nga Afganistani deri në Kosovë.

Kryeministri i Kroacisë ka thënë se Kroacia është e nderuar të jetë anëtare e NATO-s dhe të mund të japë kontribut.

“Ju përmendet Kosovën dhe praninë tonë. Në javët që vijnë do të rrisim praninë tonë në Kosovë”, ka thënë kryeministri i Kroacisë.

Edhe shefi i NATO-s dhe kryeministri kroat kanë thënë se lidhjet e forta transatlantike janë me rëndësi jetike për NATO-n.

Ata madje kanë paralajmëruar se këto lidhje do të forcohen këtë vit kur edhe do të zhvillohet një samit i NATO-s në Bruksel.

Kroacia ka përfunduar vitin e shkuar pjesëmarrjen e ushtarëve të saj në misionin e NATO-s në Afganistan.

Që atëherë, Kroacia ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kontributit të saj në misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të NATO-s Kroacia ka 37 pjesëtarë në misionin e KFOR-it nga rreth 3.500 pjesëtarë sa janë në këtë mision ushtarak.

Numrin më të madh të ushtarëve e kanë Shtetet e Bashkuara me 660 pjesëtarë, Italia me 542, Hungaria 397 dhe Austria 324.

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka nisur angazhimin në qershor të vitit 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes tekniko-ushtarake mes NATO-s dhe Ushtrisë së atëhershme Jugosllave, me çka i është dhënë fund fushatës ajrore kundër forcave të udhëhequra nga ish-lideri Sllobodan Millosheviq. /Rel/

Të këshilluara

Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Greqi

Greqia vijon të goditet prej tërmeteve, pas atij të fuqishmit me magnitudë 5.9 të shkallës rihter. Edhe sot është ndjerë një lëkundje me magnitudë 4 të shkal...

16:04

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI