Flash

Shqiptarët në krye të listës së të dëbuarve prej Gjermanisë për vitin 2020

Lapsi.al 11 March 2021
Shqiptarët në krye të listës së të dëbuarve

Numri i të dëbuarve në total në vitin e pandemisë 2020 ishte trefish më i ulët se në vitet e mëparshme.

Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar E Majta në Bundestag. Gati një e katërta (2626) e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109.

Një e pesta të mitur

Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit (234) përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën (145): Shifrat e të miturve të kthyer në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: në Kosovë 62, Serbi 227, në Mali të Zi 44, dhe në Bosnje-Hercegovinë 45.

Mbi 1571 shqiptarë të kthyer në kufi

Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët (1571), pas rumunëve (1573). Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.

Kthime vullnetare

Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. (Vendet e tjera të BP Serbia: 1228, MV: 1007, Kosova: 654, BH: 508).

E majta kërkon rregullim të lejes së qëndrimitOrganizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit Corona. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air.  Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.

Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers,  nga IBIS Oldenburg, shkruan se gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajtje me ligjet. Lammers kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve./DW

Të këshilluara

Borë në Dibër/ Akset kryesore të kalueshme

Një ditë më parë Dibra dhe disa qarqe të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës.  Trashësia varion nga 10 cm në qytet deri 25-30 cm në zonat e thella. Burime...

09:40

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI