Flash

"Po negociohet për kontrata të tjera"/ Rama tregon kur do të nis vaksinimi masiv

Lapsi.al 11 March 2021
"Po negociohet për kontrata të tjera"/ Rama tregon kur do

Qeveria i ka hapur rrugë negociatave me shtetet që prodhojnë vaksinat antiCovid. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar ditën e sotme se në javët në vijim pritet të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në vend kundër koronavirusit. Nga Vlora në një dalje për mediat, Rama ka njoftuar se janë duke u bërë negociata për një tjetër kontratë për të marrë doza të tjerë e rrjedhimisht të nis vaksinimin masiv.

Sipas Ramës janë duke u bërë përpjekje për vaksinim sa më të shpejtë duke patur  në vëmendje dhe lehtësimin e sezonit veror. Ai u shpreh se pavarësisht se mund të dilte nga tuneli, vaksinimi do të vazhdojë.

“Kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina që vijnë nesër nga AstraZeneca dhe po negociojmë një tjetër kontratë për një sasi tjetër  që të na japin mundësinë të vaksinohemi masivisht menjëherë në javët e ardhshme me synimin që të godasim hallkat e zinxhirit të infektimit për ta lehtësuar sezonin turistik qysh këtë vit. Ky është objektivi dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti, pavarësisht se vaksinimi do të vazhdojë. Ne do të sigurojmë që të kemi të gjitha  dozat edhe për rivaksinimin  në rast se ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse covidi nuk do të zhduket, nuk do të tretet, por përmes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI