Flash

Tiranë/ Goditet me sende të forta një 27-vjeçar, shpallen në kërkim 6 persona

Lapsi.al 14 March 2021
Tiranë/ Goditet me sende të forta një 27-vjeçar, shpallen

9 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia për vepra të ndryshme penale, nga dhuna në familje, vjedhja dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkaq, “blutë” kanë shpallur në kërkim 6 persona të cilët kanë qëlluar me sende të forta një 27-vjeçar.  Mësohet se shtetasi i dëmtuar me inicialet A.D.,  ka qenë më parë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

"Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Urimi i Bashës për Ditën e Verës

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar sot me rastin e Ditës së Verës, një festë zyrtare tashmë në Shqipëri që festohet nga të gjithë. Basha uron qytetarët e Elbasanit...

08:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI