Flash

Frikërat mbi AstraZenecan, mjekja shqiptare në SHBA: Pezullojeni për dy javë injektimin në popullatë

Lapsi.al 13 March 2021
Frikërat mbi AstraZenecan, mjekja shqiptare në SHBA: Pezullojeni

Mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas, SHBA ka folur për vaksinën AstraZeneca dhe për efektet që ajo shkakton. E ftuar në emisionin "Kjo javë", mjekja nënvizoi se Agjencia Europiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet në organizëm. Për këtë arsye Muzina ka kërkuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, sidomos te ai britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend dhe kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI