Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.