Flash

U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, reagon Mimi Kodheli

Lapsi.al 9 March 2021
U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste,

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.

Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Një ditë më parë gjatë debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së PS, Mimi Kodheli ka theksuar se ajo edhe po të garonte në vendin kush e kishin vendosur, ajo nuk e fitonte dot mandatin.

“Unë kam vetëm një problem, jam dakord me vendin 21, por mua më keni lënë vetëm 9 kuti, qendra votimi, për të cilat po punoj dhe është e pamundur që në këto 9 qendra votimi të mbledh vota që duhen për t’u bërë deputet.

Vërtet më keni sjellë në qarkun e Tiranës, por nuk mund të jem pas një personi të ardhur nga LSI-ja, të cilit i keni dhënë një njësi administrative", u shpreh Kodheli.

Qarku i Tiranës

1. Luljeta Bozo

2. Najada Como

3. Ervin Bushati

4. Ogerta Manastirliu

5. Arben Ahmetaj

6. Ulsi Manja

7. Etilda Gjonaj

8. Arben Pëllumbi

9. Elisa Spiropali

10. Belinda Balluku

11. Toni Gogu

12. Etien Xhafaj

13. Ermonela Felaj

14. Xhemal Qefaliaj

15. Fidel Ylli

16. Klotilda Ferhati

17. Alqi Bllako

18. Eduart Shalsi

19. Pandeli Majko

20. Plarent Ndreca

21. Mimi Kodheli

22. Dallendyshe Bici

23. Fatmir Xhafa

24. Ylli Shehu

25. Alfred Muharremi

26. Romina Kuko

27. Edmond Rushi

28. Spartak Braho

29. Klodeta Dibra

30. Ornaldo Rakipi

31. Bora Muzhaqi

32. Eljo Hysko

33. Vaid Shaba

34. Kledina Skendo

35. Halit Valteri

36. Tahir Muhedini

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI