Flash

Partitë dorëzuan listat për zgjedhjet e 25 prillit, reagon Celibashi: Po verifikohen kandidatët

Lapsi.al 9 March 2021
Partitë dorëzuan listat për zgjedhjet e 25 prillit, reagon

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar se ka filluar verifikimi i pastërtisë së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi, kreu i KQZ-së shprehet se të gjitha verifikimet e formularëve të dekriminalizimit po bëhen në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Burgjeve.

"Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, shkruan Celibashi. Ky reagimi i Celibashit vjen një ditë pasi partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI