Flash

Pyetet nëse do të japë dorëheqjen në rastin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, përgjigjet Basha

Lapsi.al 9 March 2021
Pyetet nëse do të japë dorëheqjen në rastin e humbjes

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga PD në rastin e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha thotë se përgjigjja e kësaj pyetje është brenda. Me pyetje ka vendosur të përgjigjet edhe Basha duke thënë se a mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer, se punët po shkojnë mirë, se gjithçka është në drejtimin e duhur.

Ai shton se Rama çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më.

PYETJA: Nëse humbni më 25 prill do jepni dorëheqjen?

LULZIM BASHA: Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqitparët se punët po na shkojnë mirë, vendi po shkon në drejtimin e duhur. A mendojnë se Rama ka shkëlqyer, a mendojnë shqiptarët se gjithçka po ecën mirë?

Çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më. Këtë e di dhe një fëmijë 6-vjeçar. Shqiptarët do e provojnë me votën e tyre më 25 prill.

Largimi i Edi Ramës është ndryshimi dhe fitorja.

PYETJA: Lista e PD dhe aleatëve a është në harmoni, dhe sa konkurruese është përballë PS?

LULZIM BASHA: Përballja mes shqiptarëve dhe një grush shteti.

E patë raportin e DASH, nga KiE, korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në Shqipëri ka pastrimin më të madh të parave në Ballkan. Prandaj s’ka investime, s’ka shëndetësi, s’ka arsimim. Përballë Ramës dhe këtyre 5 njerëzve jaën të gjithë, të gjithë. Profesionistë, të rinj, pensionistë, fermerë, biznes i vogël. Të gjithë vuajnë prej kësaj, një njeri me 5 të tjerë.

Të këshilluara

Emërohet ministri i Jashtëm i Kosovës

Besnik Tahiri do të jetë ministri i ri i Jahtëm i Kosovës. Ai u emërua nga qeveria në detyrë pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës. Lajmin u bë i ditu...

16:27

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI