Flash

Pasojat e pandemisë: Rriten me 26% bizneset e kaluara në status pasiv në janar-shkurt, qytetet më të goditura

Lapsi.al 10 March 2021
Pasojat e pandemisë: Rriten me 26% bizneset e kaluara në status pasiv

Të dhënat e përpunuara nga lista e subjekteve pasive, të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e përditëson çdo ditë tregojnë se në janar-shkurt të këtij viti kanë kaluar në status pasiv ishin rreth 2,200, me një rritje prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ekonomia dhe konsumi kishte një sjellje normale. Biznese citojnë rënien e konsumit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, si një nga arsyet kryesore.

Rënia e konsumit, e shoqëruar dhe me kufizimet e orarit të lëvizjeve, ka goditur shumë sektorë. Në Tiranë, në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 934 subjekte, me një rritje prej 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeqyteti gjithsesi, rezulton se e ka pësuar më pak nga pandemia, edhe për shkak të përqendrimit të pjesës më të madhe të popullsisë në të. Ndërsa në qytetet e tjera, sidomos ato që janë të lidhura me turizmin, dhe që deri vitin e kaluar po zhvilloheshin për shkak të rritjeve të udhëtimeve të brendshme e të të huajve, situata nuk ka qenë e lehtë.

Në Berat, bizneset e mbyllura janë rritur me 140.5% në dy muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-shkurt të 2020-s. Berati rezulton dhe qyteti që po e vuan më shumë pandeminë në këtë fillim viti.

Në Fier, mbylljet janë rritur me rreth 58%, në Vlorë, me mbi 52%. Shkodra, e cila përgjatë 2020-s ka shënuar rritjen më të madhe të bizneseve të mbyllura, e ka vijuar tendencën negative dhe në janar e shkurt (+51%). Edhe qytetet bregdetare si Saranda e Durrësi po shënojnë falimentime të larta (rritje përkatësisht 45.2% dhe 34%). Më të qëndrueshme në muajt e parë të këtij viti po rezultojnë subjektet në Lezhë, Kukës dhe Dibër./Monitor

Të këshilluara

Emërohet ministri i Jashtëm i Kosovës

Besnik Tahiri do të jetë ministri i ri i Jahtëm i Kosovës. Ai u emërua nga qeveria në detyrë pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt-Stubllës. Lajmin u bë i ditu...

16:27

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI